Zëvendëskryeministri Artan Grubi përmes “Facebook”, ka reaguar pas tubimit madhëshotrë në Gostivarë të “Frontit Europian”.
Në reagimin e tij, Grubi ka tënë se nuk mund të gjej dot fjalët për të faleminderuar gjithësecilin për sallën e stërmbushur në Gostivar.
Thotë se me këtë, dëshmuan më shumë se asnjëherë më parë se duam të vazhdojmë hapin drejt Europës dhe se nuk do të lejojmë askush të pengojë këtë rrugë.
“Me nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit mes kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela etabluam një front të fuqishëm që do të korrë fitore të madhe historike si në zgjedhjet presidenciale, ashtu edhe në zgjedhjet parlamentare. Bashkë do i themi fuqishëm JO Rusisë, PO Europës!”, ka shkruar mes tjerash Grubi.