Grubi: Qeveria ndanë 12 milionë euro, Qarkorja e Tetovës tjetër premtim i realizuar

Zëvendëskryeministri Artan Grubi nëpërmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se Qeveria me në krye, kryeministrin e parë shqiptar, Talat Xhaferi, vazhdon investimin dhe realizimin e investimeve në infrastrukturën rrogore.

Sipas Grubit, në proces të realizimit janë mbi 2 miliard euro investime në ifrastrukturë.

Thotë se pas fillimit të Korridorit 8 dhe 10D, në rradhë për të filluar rrugën e saj të realizimit është një premtim tjetër i BDI-së, Qarkorja e Tetovës.

Pohon se mbi pesë kilometra rrugë cilësore do të lehtësojnë qarkullimin e rreth 50.000 banorëve të rajonit të Pollogut duke mundësuar anashkalimin e hyrjes јо të domosdoshme në qytetin e Tetovës.

Njoftimi i plotë:
Po realizojmë mbi 2 miliardë euro investime në infrastrukturën rrugore të vendit!

Pas fillimit të Korridorit 8 dhe 10D, në rradhë për të filluar rrugën e saj të realizimit është një premtim tjetër i yni, Qarkorja e Tetovës, gurthemelin e së cilës e vendosëm sot me kolegët e kabinetit qeveritar nën kryesimin e Kryeministrit Talat Xhaferi, drejtorin e NP “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi dhe kryetarin e komunës së Tearcës, Nuhi Neziri.

Mbi pesë kilometra rrugë cilësore do të lehtësojnë qarkullimin e rreth 50.000 banorëve të rajonit të Pollogut duke mundësuar anashkalimin e hyrjes јо të domosdoshme në qytetin e Tetovës, largimin nga rrëmuja e komunikacionit dhe arritjen më të shpejtë në pikën kufitare Jazhincë me Republikën e Kosovës.

Qeveria ka ndarë 12 milionë euro për realizimin e këtij projekti kapital dhe afati i paraparë i realizimit të saj është 15 muaj.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.