Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i shoqëruar nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski, kanë mbikqyrur sot punimet infrastrukturore në rrugën “Parashqevi Qiriazi” në komunën e Çairit.
Grubi në Facebook shkruan se ky projekt financohet tërësisht nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe kap shifrën prej 350 mijë euro.
Statusi i plotë:
Fokusi i gjithë Qeverisë, përveç realizimit të projekteve kapitale të Korridorit 8 dhe 10D, mbetet edhe investimi në rregullimin e infrastrukturës rrugore lokale në të gjitha komunat e vendit. Bashkë me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe zëvendësministrin Bekim Rexhepi mbikqyrëm sot nga afër punimet intenzive që po zhvillohen për rikonstruimin e tërësishëm të rrugës “Parashqevi Qiriazi” me krahët e saj në komunën e Çairit, projekt i financuar tërësisht nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Vlera e projektit: mbi 350 mijë euro