Grubi priti Ramën në Aeroportin e Shkupit, vëllazërisht në rrugën drejt BE-së (VIDEO+FOTO)

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqëedonisë së Veriut, Artan Grubi, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ka pritur dhe i ka dëshiruar mirëseardhje kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Në postimin e tij në rrjetet sociale Grubi ka shkruar: “Për të vazhduar vëllazërisht hapin tonë drejt horizontit të zhvillimit dhe integrimit europian, me kënaqësinë më të madhe mirëprita sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë”.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë qëndrimit të tij në Shkup do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi, si dhe me liderët e partive politike shqiptare.

Pas përfundimit të vizitës në Shkup, Rama do të udhëtojë drejt Kosovës ku do të takojë Presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca, si dhe përfaqësues të tjerë politikë.
Pas vizitës në Maqedoni e Kosovë, në agjendën e turneut ballkanik të Ramës janë edhe vizitat në Beograd, Sarajevë dhe Podgoricë.(Indeks.mk)

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.