Grubi priti në takim nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj: Çështja Kosovë-Serbi të zgjidhet me dialog mbi parimin e njohjes së ndërsjelltë

June 21, 2023

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka pritur sot në takim nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Grubi në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan se me Hoxhajn kanë biseduar për situatën aktuale në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë për prioritetin për ruajtjen e stabilitetit dhe për një të ardhme më të zhvilluar.

Postimi i plotë:

Ishte kënaqësi të mirëprisja sot në takim Nënkryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ish Zëvendëskryeministrin, z. Enver Hoxhaj.

E ardhmja europiane e vendeve tona ishte në fokusin e bisedës sonë që kërkon kompaktësi të guximshme veprimi në nivel rajonal, ruajtje të stabilitetit dhe parneritetit euro-amerikan.

Shprehëm shqetësimin e përbashkët për situatën e tensionuar në raportet mes Kosovës dhe Serbisë duke dënuar ashpër provokimin e Serbisë me rrëmbimin e zyrtarëve policor të shtetit të Kosovës.

Vazhdojmë të kërkojmë zëshëm lirimin e tyre të menjëhershëm dhe rikthimin e dialogut mbi parimin e njohjes së ndërsjelltë, si dhe ndamë të njejtin qëndrim mbi rëndësinë e miratimin të ndryshimeve kushtetuese dhe zgjidhjen e kontestit të vendit tonë me Bullgarinë.

Është koha Ballkani të hapë kapitullin e bashkëpunimit më të fuqishëm për ardhmërinë e zhvillimit!

Previous Story

Iu nënshtrua operacionit plastik në hundë, modelja 25-vjeçare në ‘luftë me jetën’, bie në koma

Next Story

Promovim i përmbledhjes së Daim Miftarit, “Shtëpia që vallëzon”

Latest from Blog

Go toTop