Grubi: Për opozitën, për gjithçka fajet i ka Grubi!

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në emisionin ‘Studio 10” në Tv24 ka komentuar shpifjet që opozita shqiptare po bën ndaj tij.

Grubi tha se opozita po e përsërit të njejtin refren të fajësimeve ndaj tij, sepse nuk kanë opsion tjetër dhe se për çdo çështje shtetërore fajet i adresojnë tek zëvendëskryeministri i parë.
“Opozita janë mësuar që të më fajësojnë edhe kur koha është me diell, edhe kur koha është me shi, edhe kur ka vranësira, edhe kur ata nuk janë në disponim… Pra, për gjithçka e gjejnë fajin te unë. Opozita po merret me shpifje, dhe fatkeqësisht të gjitha deklaratat që dalin nga opozita shqiptare po shkruhen nga VMRO-DPMNE, po flasin me gjuhën e tyre sepse vetë opozita shqiptare po flet për disa tema për të cilat VMRO nuk flet… Flet kundër për kryeministrit shqiptarë, për disa portale, për Gruevskin apo edhe për lotarinë, pra opozita shqiptare fatkeqësisht është kthyer në zë i opozitës maqedonase”, u shpreh Grubi.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.