Grubi për bulevardin “Cvetan Dimov”: Ka përkrahjen e Qeverisë, me Qytetin e Shkupit punojmë edhe për “Hasan Prishtinën”

May 31, 2023

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Qytetit të Shkupit për nisjen e procedurave për ndërtimin e bulevardit “Cvetan Dimov” në Shkup.

Ai thotë se ky projekt, që është në të mirën e qytetarëve tregon përcaktimin edhe të Qeverisë për bashkëpunim me të parën e Shkupit, Danella Arskovskën edhe për projektin tjetër, të ndërtimit të bulevardit “Hasan Prishtina”.

“Përshëndes vendimin e Qytetit të Shkupit për fillimin e realizimit të dokumentacionit projektues për ndërtimin e bulevardit “Cvetan Dimov” (udhëkryqi me bulevardin Nikola Karev deri tek udhëkryqi me rrugën Xhon Kenedi dhe rruga Hristijan Todorovski Karposh).
📝Projekti është në vlerë prej 2.3 milionë euro (me TVSH), mjete të siguruara nga buxheti i Qytetit të Shkupit për këtë vit si dhe për dy vite me rradhë edhe atë:
👉Viti 2023 – 10 milionë denarë,
👉Viti 2024 – 70 milionë denarë, dhe
👉Viti 2025 – 60 milionë denarë.
Realizimi i projekteve që janë në të mirë të jetës së qytetarëve gjithnjë do të kenë përkrahjen e Qeverisë dhe ky përcaktim i përbashkët me kryetaren Danella Arsovska shpejt do të konkretizohet edhe me bulevardin Hasan Prishtina (rruga e Vizvegut për Kosovë) të cilin po e realizojmë bashkë”, nënvizon zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Previous Story

SHBA thotë se “ka ardhur koha” që Suedia të anëtarësohet në NATO

Next Story

Benzema, ofertë nga Arabia Saudite, do të fitojë sa Ronaldo

Latest from Blog

Go toTop