Grubi sfidon VMRO-në: Votoni ligjet, bllokada juaj kushton mbi 100 milionë euro dhe dy vjet vonesë

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka reaguar edhe një herë ndaj shpifjeve të opozitës maqedonase lidhur me siç pretendojnë ata parregullësive, pagesave dhe kontratës për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-D.

Grubi kësaj herë i ka sfiduar opozitarët që nëse nuk dalin “fjalët” e tyrë, të largojnë bllokadën e ligjeve dhe të mos pengojnë ndërtimin e këtij projekti.

Statusi i plotë:

Kryetari i partisë opozitare tha që me 22 prill duhet të paguhen 53 milion euro “penallti” ndaj konzorciumit Bechtel – Enka për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D.
Kjo nuk ndodhi!
Dje, ai përsëri dha një informacion ndryshe, që me 6 maj do të bëhet pagesa e “penalltive” inekzistuese.
Edhe kjo nuk do të ndodh!
Opozita ose nuk di ta lexon kontratën, ose nuk e kupton kontratën ose thjeshtë prodhon lajme të rreme çdo ditë kundër ndërtimit të autostradave.
Stop lajmeve të rreme dhe propagandës!
Ja një sfidë, nëse deri me 6 maj nuk paguhen ato mjete të pretenduara nga opozita, të cilat me që ra fjala, duheshte të paguhen edhe me 22 prill sipas opozitës, atëherë, le ta largojnë bllokadën e ligjeve për ta lehtësuar dhe shpejtuar ndërtimin e autostradave.
Ta përsëris: Lajmet e rreme dhe bllokada e opozitës në Kuvend nuk e ndalon dot ndërtimin, vetëm e shtrenjton dhe e zgjat.
Edhe një herë: Varet nga deputetët nëse autostradat do të ndërtohen më shpejtë dhe më lirë ose më ngadalë dhe më shtrenjtë.
Bllokada e pakuptimtë dhe pa asnjë arsye e opozitës në Kuvend mund ti kushton qytetarët mbi 100 milion euro dhe dy vite vonesë në ndërtimin e autostradave.
Kjo është e papërgjegjshme dhe e papranueshme!

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.