Grubi: “One stop shop” me Shqipërinë që nga 2023, me Kosovën e nënshkruam ne!

October 6, 2024

Ish zëvendës kryeministri i parë, Artan Grubi përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka rikutujtuar se vendimin që Maqedonia e Veriut dhe Republika e Shqipërisë të kenë “One Stop Shop”, pikë të përbashkët kufitare e ka kryer ai, sa ishte në pozitë.

Grubi në shkrimin e tij ka precizuar edhe datën kur është marrë vendimi po ka dhënë edhe detaje tjera.

Sipas Grubit edhe “One Stop Shop” me Kosovën është nënshkruar nga periudha kur BDI, ishte në Qeveri.

Reagimi i plotë

Me 31 korrik 2023, bashkë me Kryeministrin Rama promovuam “One stop shop”, kontrollin e përbashkët të kufirit me Shqipërinë në Qafë Thanë. Punë e kryer dhe në zbatim.

Për vendkalimin kufitar Bllacë, ne e nënshkruam marrëveshjen, ne e miratuam ligjin për ratifikimin e marrëveshjes. mbeten vetëm çështje teknike të cilat që 105 ditë nuk janë kryer.

Tabanoc, moti ka one stop shop.

Natën e mirë.

One Stop Shop, Grubi: Thyejmë një tjetër barrierë, lehtësojmë lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave midis vendeve tona

Previous Story

Qindra aktivistë nga Hasanbegu, Haraçina me rrethinë braktisin VLEN-in, pritet të kalojnë në Frontin Europian (FOTO)

Next Story

Pas akullores me vaj ulliri, Dua Lipa u prezanton fansave një tjetër ‘recetë të çuditshme’! Këngëtarja përzien lëngun e turshisë me…

Latest from Blog

Go toTop