Grubi: Nuk krahasohet kompania kineze me “Bechtel Enkën”, Ageler: PAJTOHEM (VIDEO)

September 12, 2023

Me minimin në fshatin Banjicë e Epërme në afërsi të Gostivarit u shënuan fillimet e punimeve për Korridorin 8 i cili shtrihet nga Tetova në Gostivar, vazhdon në Kërçovë e deri në Ladorisht të Strugës ku do të jetë edhe kufiri me Shqipërinë.

I pyetur për krahasimin midis projektit kinez dhe atij amerikan, zv/kryeministri i parë Artan Grubi u shpreh se një projekt i tillë as që krahasohet, pasi kinezët për 10 vjet nuk e bënë asnjë metër autostradë dhe nga 400 milionë Euro rritën koston në 600 milionë Euro, ndërsa amerikanët për 6 muaj projektuan autostradën, përcaktuan trasenë dhe bënë shpërthimin e parë.

Është e pakrahueshme, kinezët për 10 vjet nuk e bënë asnjë metër autostradë dhe nga 400 milionë Euro rritën koston në 600 milionë Euro, ndërsa amerikanët për 6 muaj projektuan autostradën, përcaktuan trasenë dhe bënë shpërthimin e parë në formën më transparante dhe inkluzive. Qytetarët do t’i çmojnë vlerat perendimore që sjell një ndër kompanitë më të mëdha botërore si Bechtel dhe do të kënaqen me cilësinë dhe shpejtësinë e ndërtimit, por edhe do ta bëjnë dallimin midis një projekti kinez dhe atij amerikan dhe do ta kuptojnë pse ne u përcaktuam për amerikanët” u shpreh Grubi, përcjell TS.

Menjëherë pas këtij krahasimi që bëri Grubi mes kompanisë kineze dhe asaj amerikane,  ambsdaroja e SHBA-së, Anxhela Ageler u shpreh shkurtë: “PAJTOHEM”.

Ndryshe ndërtimi i Korridorit 8 dhe 10-D do të duhet të përfundojë në fund të vitit 2027./TS/

Previous Story

Gruevski: Maksim Dimitrevski gënjen, nuk jam takuar me Artan Grubin

Next Story

Moti sot me diell dhe temperatura deri në 34 gradë Celsius

Latest from Blog

Go toTop