Grubi: Noizy, Ylli, Mc Kresha & Lyrical Son, Ledri, Tuna dhe Bardhi me 13 gusht në Shkup

Nëpëmes një statusi përmbledhës, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, njëherë edhe ministër në Ministrinë për Sistem Politik, Artan Grubi, ka njoftuar edhe njëherë për “Peace Festival” që me 13 gusht do të mbahet në Sheshin Skenderbeu n se Shkup, njofton indeks.mk

Grubi edhe njëherë ka kujtuar se në këtë manifestim që do të mbahet për të festuar 22 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, do të marrin pjesë Noizy, Ylli Ilmani, Mc Kresha & Lyrical Son, Ledri, Tuna dhe Bardhi.

Njoftimi i plotë

Noizy, Ylli Ilmani, Mc Kresha & Lyrical Son, Ledri, Tuna dhe Bardhi për një Peace Festival ‘23 të paharrueshëm këtë vit në Çarshinë e vjetër të Shkupit për ta shënuar përvjetorin e marrëveshjes paqësore të Ohrit.

Ju ftoj të gjithëve nga Ohri, Manastiri, Struga, Dibra, Kërçova, Gostivari, Tetova, Likova, Kumanova dhe të gjitha qyteteve tjera, të vini në festën e madhe në Shkup ditën e diel, me 13 gusht, në sheshin Skenderbe.

📍sheshi Skenderbe Shkup
🗓️ 13 gusht 2023
⏰ 21:00

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.