Grubi: Ngjarjet në Veri sikur zbehën iniciativën “Ballkani i Hapur”, Serbia e di mirë se Kosovën e ka të humbur

June 27, 2023

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi I ftuar në emisionin “Rubikon” me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova u shpreh se ngjarjet në Veriun e Kosovës sikur zbehën veprimtarinë e nismës Ballkani i Hapur.

Ai tha se ngjarjet e fundit nuk është dashur të ndodhin.

“Ngjarjet në Veriun e Mitrovicës sikur zbehën entuziazmin e nismës “Ballkani i Hapur”, e them këtë sepse veprimet e Vuçiqit i dënuam si ne poashtu dhe z.Edi Rama, Pra, unë them se në këtë situatë nuk ka më motiv për ndërmarrjen e ndonjë nisme tjetër në kuadër të asaj ngjarje. Serbia e ka humbur Kosovën dhe këtë e dinë ata shumë mirë, vetëm se janë duke kërkuar një model të përshtatshëm për pranimin e këtij fakti. Ne dhe Edi Rama kemi të njejtin qëndrim, sepse veprimet e fundit me policët e Kosovës nuk duhej të ndodhte”, u shpreh Grubi

Previous Story

Grubi: Sot harmonizuam tekstin për integrimin e kufijve me Kosovën

Next Story

“Kurbanin mos e postoni në facebook” – Hoxhë Zekirja Bajrami: Kurbani bëhet për Allahun

Latest from Blog

Go toTop