Grubi: Nën frymëzimin e amanetit të dëshmorëve, të ndërtojmë të ardhmen përparimtare të vendit

May 2, 2023

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ishte sot pjesëmarrës në ngjarjen tradicionale “Zona e lirë në Karadakun e pamposhtur” në Sllupçan.

Grubi përmes disa fotografive të shpërndara në faqen e tij zyrtare në Facebook, shkruan se sakrifica e dëshmorëve duhet kujtuar gjithmonë dhe mbi idealin e tyre të ndërtojmë ardhmërinë e përparuar të vendit.

Postimi i plotë:

Sllupçani për çdo vit na bën bashkë për të nderuar kujtimin e dëshmorëve të kombit, për të shprehur respektin ndaj familjeve të dëshmorëve dhe të gjithë veprimtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare që kontribuan në proceset jetike të lirisë dhe barazisë.
Uroj që manifestimi tradicional “Zona e lirë në Karadakun e pamposhtur” të ruajë deri në përjetësi kujtimin për veprimin e Brigadës 113 të UÇK-së – Ismet Jashari Kumanova.
Nën frymëzimin e lavdisë së të kaluarës dhe me amanetin e dëshmorëve në zemër e mendje duhet të ndërtojmë të ardhmen e përparuar të vendit!
Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit!

Previous Story

22 vite nga krismat e Brigadës 113/ Ahmeti: Ditët e lavdisë kombëtare nuk guxojnë të humben nga kujtesa e vegjëlisë

Next Story

Artan Grubi: Korridori 8 është projekti më i madh, më voluminoz në historinë e ekzistimit të Maqedonisë së Veriut

Latest from Blog

Go toTop