Grubi: Në VMRO ka deputetë pro-europian që duan përparimin e vendit dhe nuk përkrahin mendësinë e Mickoskit

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në eventin e Klubit për Debat Politik me temë “Maqedonia e Veriut – sot dhe nesër”, tha se po punohet që të sigurohen 80 vota për ndryshimet kushtetuese, pavarësisht propagandës opozitare.

“Më vjen keq për progadandën që bën opozita ndaj qytetarëve të vet. Po i gënjëjnë se do bullgarizohen, do asimilohen duke pranuar marrëveshjen e fqinjësisë së mirë apo duke pranuar dhe marrëveshje të tjera prograsive me vendet fqinje. Është ofendim që të luash deri në atë pikë më qytetarët e tu, sepse ky popull i ka bërë ballë çdo asimilimi, nuk u asimilua askush as më ndryshimin e emrit e as më ndonjë proces tjetër. Në prag jemi të ndryshimeve të kushtetues dhe po punojmë për ti pasur 80 vota, ka deputetë në VMRO që janë kundër politikavë anti-BE dhe anti-Mickoski, prandaj duhet të punojmë me deputetë që mendojnë më kokën e vetë dhe mendojnë për përparimin e shtetit dhe ardhmërinë” tha Grubi.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.