Grubi në Rtv21: Me ngjarjet “Peace Forum Dialogue” dhe “Peace Festival” shënuam 22 vjetorin e Marrëveshjes paqësore të Ohrit

August 29, 2023

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i ftuar në emisionon 21 gradë në Rtv21, u shpreh se ideja për organizimin e ngjarjen Peace Festival erdhi si ide që rinia të njihet me vlerat dhe arritjen e Marrëveshjes së Ohrit.

“Ideja për Peace Festival por edhe aktivitetet e tjera si Shkolla për Liderë të Rinj erdhi si ide që të rinjtë të njoftohen me vlerat dhe arritjet e Marrëveshjes së Ohrit. Nëpërmjet sondazheve të ndryshme pamë që është më mirë të organizojmë aktivitete që do tu përshtateshin të rinjve të mësonin për vlerën e Marrëveshjes së Ohrit ndaj erdhën në Shkup emrat e muzikës modern si: Bardhi, Tuna, Mc Kresha, Lyrical Son, Ledri, dhe Noizy. Si dhe organizuam shkollën për lider të rinj ku ishin pjesmarrës tek 80 rinj, të cilëve iu ndan edhe çertifikata. Ajo Marrëveshje e cila u nënshkrua në vitin 2001 sot po mësohet dhe kujtohet nga të gjitha gjeneratat. Kemi rini, kemi infrastrukturë te nevojshme, ndaj ne nuk do të ndalemi me projekte të reja dhe aktivitete të përbashkëta” u shpreh Grubi.

Previous Story

Grubi: BDI e Ali Ahmetit nuk ka konkurencë, të gatshëm edhe për sfida të reja drejt Maqedonisë së Veriut në BE

Next Story

Grubi: Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë raporte të mira shtetërore, na bashkojnë projektet që realizojmë për qytetarët tanë

Latest from Blog

Go toTop