Grubi në Pressing: Ndikimin rus mund ta shikoni që nga përpjekjet për ta minuar Korridorin 8, deri tek poret e shoqërisë

Zëvendëskryeministri Artan Grubi i ftuar në emisionin Pressing në Klan Macedonia, theksoi ndikim e madh që Rusia ka në të gjitha sferat dhe fushat e shoqërisë, duke filluar nga Korridori 8, televizionet pro ruse, e deri tek partitë politike që mbrojnë filozofinë ruse të Putinit në Maqedoninë e Veriut.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Me inicimin e korridorit 8 e cila ka qenë e bllokuar 30 vjet për ta mbajtur këtë monopolin e Korridorit 10 u ballafaquam me probleme të mëdha.Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Bechtel Enkën, ne shpallëm tender në ndërrmarjen e rrugëve për të siguruar mbikqyrjen e rrugëve. Fiton një kompani kroate e quajtur IGH, në ish- Jugosllavi një kompani shumë e madhe. Pasi që u përzgjodh ne marrim vesh që kompania është marrë nga oligarkë rus, tre prej tyre ishin agjentë të fshehtë rus, dhe këto informacione na erdhën nga vendettona mike të BE-së. Imagjinoi se sa e sofistikuar është përpjekja për ta minuar dhe për ta bllokuar korridorin 8 edhe pas 32 viteve, në mënyrë që ta ruajnë monopolin e Korridorit 10. Me marrjen e këtij tenderi kyç, sepse pa mbikqyrje nuk mundemi të realizojmë projektin. Pastaj rusët kanë në Maqedoni televizion të vetin, ata kanë ndikim marramendës në Kishën Orthodokse Maqedonase. Ndikim marramendës në shqoërinë civile, ku paguhen gazetarë maqedonas për të mabjtur narrativin pro rus në Maqedoni. Ndikim në çdo pore të shoqërisë, një nga tre partitë parlamentare në Maqedoni Levica ëhtë haptazi pati pro ruse. Zoti Travari ka dalë në fotografi me kryetarin e Levicës për ta rrëzuar qeverinë.
Parti tjera që janë pro ruse i udhëhoqën protestat e 7 pritllit kur zoti Xhaferri u zgjodh kryetar parlamenti, dhe ndërhynë në parlament për të na eleminuar neve”, tha Grubi/tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.