Grubi në A2CNN: Opozita shqiptare është vënë në shërbim të VMRO dhe Levica

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi në një intervistë për A2CNN ka ngritur shqetësime serioze mbi ndikimin e madh rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekstin e proceseve zgjedhore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Gjithashtu, Grubi theksoi se kriza ekonomike, tregtare dhe e sigurisë janë vetëm disa nga fushat ku ndikimi rus është bërë i ndjeshëm, me ndërhyrje të drejtpërdrejta në çështjet e Maqedonisë së Veriut.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ai ka identifikuar tre parti politike në vend që kanë lidhje të forta me Rusinë, duke përfshirë një parti të themeluar nga një aleat i ngushtë i presidentit Putin, Aleksandër Dugin i cili ka protestuar kundër zgjedhjes së Talat Xhaferit si Kryetar i Kuvendit.

Grubi ka përmendur gjithashtu një raport të gazetarëve në Gjermani që dyshohet se janë paguar nga federata Ruse për të bërë propagandë. Ndërhyrja më e shqetësueshme, sipas tij, ka qenë ajo në Korridorin 8.

“Ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor është shumë i madh. Në Komisionin shtetëror zgjedhor ka pasur disa ndërhyrje ku u hakua dhe faqja, ku u publikuan rezultate që nuk përkonin me realitetin, një cënim i madh i procesit zgjedhor dhe kredibilitetit të tij. Kryefjalë e kemi vendosur ndikim rus duke filluar nga kriza ekonomike, tregtare kriza e sigurisë dhe ndërhyrjes së Maqedonisë.

Në Maqedoni të Veriut kemi tre parti politike që janë të ndërlidhuara me Rusinë, njëra është e themeluar nga partia e Putinit, nga Aleksandër Dugin që është krijuesi i frymës së putinizmit i cili protestonte kundër zgjedhjes së Talat Xhaferit Kryetar i Kuvendit.

Një parti tjetër është Levica e cila është e drejtuar krejtësisht nga ana e Putinit, e cila nuk e njeh absolutisht pavarësinë e Kosovës, anëtarsimin në BE dhe NATO.

Një parti tjetër në Maqedoni është Makijavski Koncept që ndërlidhet drejtëpërdrejtë me Rusinë. Por kemi ndërhyrje edhe në organizata tjera, ndërhyrje brutale në Kishën Ortodokse, ndërhyrje në media duke blerë edhe një televizion nga federata Ruse.

U botua dhe raporti i gazetarve në Gjermani që paguhen nga federata Ruse të cilët bëjnë propagandë të vazhdueshme.

Ndërhyrja më shqetësuese ka qenë ndërhyrja e Rusisë në Korridorin 8”, tha Grubi./Indeks.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.