Grubi: Ndryshimet në Kodin Penal nuk e amnistojnë askend, nuk e kthejnë as Gruevskin në Maqedoni!

September 11, 2023

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i ftuar në emisionin “Klan Debat” në Klan Macedonia, u shpreh se ndryshimet në Kodin Penal nuk janë amnisti dhe nuk do ta kthejnë as ish-kryeministrin Nikolla Gruevski në Maqedoninë e Veriut.

“Ndryshimet në Kodin Penal nuk janë amnisti ndaj keqpërdoruesve, nuk lirohet asnjë. Rastet gjyqesore ndër vite kanë marrë epilog, rasti Sopoti e mori një përfundim. Kemi raste si Alfa apo Monstra që janë në gjykatën supreme. Për Alfan kemi ekspertizë dhe vlerësim që tregon se në burg ndodhet një person i pafajshem.Ekspertiza e re do të dëshmoi pafajsinë e Agimit. Politika nuk guxon të përzihet në gjyqësor. Ndryshimet në Kodin Penal nuk bëhen për tu votuar ndryshimet kushtetuese, nuk kthehet Gruevski edhe pse ndoshta ka dëshirë të kthehet. Me këto ndryshime, Gruevski as në ëndërr nuk mund ta sheh kthimin në Maqedoni. Është e pamundur!”, deklaroi Grubi.

Previous Story

Grubi: BDI është e fortë me Ali Ahmetin, si ai nuk ka të dytë!

Next Story

Arrestohet Enca, në banesën e saj u gjetën vazo me kanabis (Detaje)

Latest from Blog

Go toTop