Grubi me reagim ndaj VLEN-it, paralajmëron padi: Nuk keni as dije, as guxim e as vullnetin e shqiptarëve

December 1, 2024

Pasi u përmend në një konferencë për media nga zyrtarë të VLEN-it, ka raguar, ish zëvendës kryeministri, Artan Grubi.

Në një shkrim në “Facebook”, Grubi duke ju drejtuar me fjalën shumës “JU”, ka adresuar disa porosi për krerët e VLEN-it.
Sipas ish zëvenendës kryeministrit të parë, eksponentë të VLEN-it nuk kanë as “takat”, as dije e as guxim.

Shton se edhe më e rëndësishmja është se VLEN nuk e ka vullnetin e shqiptarëve, por thotë se lartëpërmedurit e kanë mëshirën e VMRO-së dhe dëshirën për tu nënshtruaj dhe shërbyer për këtë parti.

Mes tjerash Grubi ka dënuar aktin e djegijes së flamujve, si atij shtetërorë por edhe atij kombëtarë. Njëkohësisht përmes këtij shkrimi Grubi ka dënuar edhe nxitjen institucionale të tensioneve dhe drejtësinë selektive monoetnik.

Në shkrimin e cituar Grubi ka demantuar në formën më të ashpër të mundshme çdo ndërlidhjen e tij me ngjarjet e 28 nëntorit.

Mes tjerash Grubi ka thënë se nëse nuk i kërkojnë falje, brenda 24 orëve do të ngrejë padi.

Reagimi i plotë:

Ju nuk keni takat! As dije, e as guxim, por me më rendësi se çdo gjë, nuk e keni vullnetin e shqiptarëve, por e keni mëshirën e VMRO-së dhe dëshirën tuaj për tu nënshtruar dhe për t’ju shërbyer.
Unë dënoj dhunën dhe djegien e flamujve, ashtu siç dënoj edhe nxitjen institucionale të tensioneve dhe drejtësinë selektive monoetnike si dhe demantoj në formën më të ashpër të mundshme çdo ndërlidhje timen monstruoze dhe propaganduese me ngjarjet e 28 nëntorit.
Turpin që ia keni sjell vetës dhe familjeve tuaja nuk ua mbulon asnjë shpifje, prandaj, në përputhje me ligjin, pres kërkim faljeje nga shpifësi brenda 24 orëve, ndryshe, do ta padis që tia zbuloj gënjeshtrat, të cilat i kanë përditshmëri.

Previous Story

Facebook akuzon Australinë pasi ndaloi rrjetet sociale për fëmijët

Next Story

Grubi VLEN-it: Ju nuk keni takat! As dije, e as guxim, por e keni mëshirën e VMRO-së

Latest from Blog

Go toTop