Grubi: Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë raporte të mira shtetërore, na bashkojnë projektet që realizojmë për qytetarët tanë

August 29, 2023

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i ftuar në emisionon 21 gradë në Rtv21, deklaroi se Kosova dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë raporte të mira shtetërore-institucionale, ndaj dhe së bashku po planifikojnë dhe realizimin e disa projekteve të përbashkëta në të mirë të qytetarëve.

“Na ka mësuar z.Ahmeti që raportet shtet me shtet t’i mbajmë institucionalisht e jo përmes partive apo politikanëve të caktuar të ndërhyjmë në procese zgjedhore në Kosovë apo Shqipëri. Mirëpo, nga Kosova ka pasur ndërhyrje në Maqedoni pothuajse gjithmonë. Vizita e z.Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut u keqpërdor nga partitë e vogla me nga 1 ose 2 deputetë ose thënë ndryshe parti në tentativë. Qeveria jonë së bashku me atë të Kosovës do të realizojnë projekte të përbashkëta qoftë projekti One Stop Shop, apo rruga Tetovë-Prizren, sepse projektet i realizojnë qeveritë dhe jo dikush tjetër”, deklaroi Grubi.

Previous Story

Grubi në Rtv21: Me ngjarjet “Peace Forum Dialogue” dhe “Peace Festival” shënuam 22 vjetorin e Marrëveshjes paqësore të Ohrit

Next Story

Moti sot me diell dhe temperatura deri në 33 gradë Celsius

Latest from Blog

Go toTop