Grubi: Kryeministër shqiptar duhet të ketë dhe atë do ta njoftoi Ali Ahmeti

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i ftuar në emisionin ‘Studio 10” në Tv24 deklaroi se ndjen keqardhje ndaj deklaratave të opozitares VMRO-DPMNE kundër kryeministrit shqiptar.

Grubi shtoi se pavarësisht kundërshtimeve, kryeministër duhet të ketë dhe lajmin se kush të jetë në atë pozitë do ta jep kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

“Tragjedi dhe keqardhje për deklaratat që jep VMRO-DPMNE kundër kryeministrit shqiptar. Është folur për qeverinë teknike gjithmonë që nga Përzhinoja, mirëpo kryeministri shqiptar do të bëhet, unë jam që nga mandati i ardhshëm të mos ketë qeveri teknike, kështu edhe ndryshojmë funksionalitet edhe ia plotësojme një dëshirë opozitares VMRO. Kryeminister shqiptar do të ketë, duhet të thehet tabuja dhe të dëshmojmë që jemi një shoqëri për të gjithë, që të gjithë jemi pjesë e një vendi demokratik. E dimë kush do të jetë kryeministri i parë, mirëpo atë do ta njoftoi kryetari, Ali Ahmeti”, u shpreh Grubi.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.