Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi duke i’u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një konferencë për media tha se nuk e sheh veten në postin e kryeministrit të parë shqiptarë në 100 ditëshin e fundit të këtij mandati.
Megjithatë ai shtoi se premtimi i BDI-së do të mbahet dhe se personi që do të zgjidhet do të jetë person me kapacitete të larta intelektuale dhe do ta ketë mbështetjen e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.
Tha se BDI-ja është e gatshme për zgjedhje, kur do që mbahen ato.
Foli edhe për raportet e BDI-së me ASH-në, duke shtuar se bashkëpunimi i ministrave, zëvendësministrave dhe të gjithë funksionarëve të ASH-së janë të shkëlqyeshme.