Grubi fton rininë: Aplikoni për punë tek Bechtel – Enka për korridorin 8 dhe 10-D

August 14, 2023

Kompania prestigjioze e “Bechtel & Enka” e cila do të ndërtoj Korridorin 8 dhe 10D do të organizoi “Panairin e punësimit” në qytetin e Gostivarit.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i cili ka ndarë dhe detaje shtesë nga ky organizim.

Njoftimi i plotë:

Po ndërtojmë për gjeneratat e reja, një infrastrukturë moderne që lidhim rajonin me Europën dhe zhvillojmë ekonominë e vendit.

Kam kënaqësinë të ju njoftoj se konsorciumi “Bechtel & Enka” që ndërton Korridorin 8 dhe 10D organizon këtë javë “Panairin e punësimit”.

Të gjithë të interesuarit për të punuar do të kenë mundësinë që nga afër të njihen me mundësitë që i ofron ky konsorcium gjatë ndërtimit të segmenteve të autostradave të Korridoreve në vendin tonë, në pesë vitet e ardhshme.

16 gusht 2023
Ora: 16:00
Agjencia për Punësim në Gostivar

Pas qytetit të Gostivarit, Panairi do të vazhdojë prezantimin edhe në qytete të tjera.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02sMv8cgAbD9TJTZTAmugskUEVS5GNc3xS4VFgiyGSnn9q25Axyzwg4HN61Cy9WHg3l&id=100044385821029&mibextid=Nif5oz

Previous Story

Peace Festival, vërtetë e kalli Shkupin!

Next Story

“Izetin” partive të reja ua shohin shqiptarët, ndërsa “lezetin” VMRO, ultranacionalistët dhe pro-rusët!

Latest from Blog

Go toTop