Grubi: Fjala “gjoba” nuk ekziston në marrëveshjen me “Bechtel & Enka”, askund nuk shkruan se do të punohet 60 orë në javë

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi tha se marrëveshja për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D është nënshkruar sipas legjislacionit aktual në vend. Grubi siguroi se në marrëveshjen me kompaninë “Bechtel&Enka” askund nuk shkruhet fjala gjoba.

“Do të thotë gjoba, “claims” në gjuhën angleze, nuk ekziston në marrëveshje, kjo është gënjeshtër e keqe që është publikuar në publik, nuk ekziston fjalë e tillë në të gjithë marrëveshjen”, tha mes tjerash Grubi.

I dyti i ekzekutivit gjithashtu thotë se në marrëveshje nuk shkruan askund se punëtorët do të punojnë 60 orë në javë.

“Askund nuk shkruan 60 orë, në nenin 12 të Ligjit të Posaçëm, Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar atë. Aty kishte të bëjë me 60 orë, këtu flitet për orë shtesë më tepër se të zakonshmet, 8 orë, në vendin tonë. Pikë. Dhe në të gjitha ata mbi 8, paguhet shtesë dhe duhet paraprakisht të ketë pajtueshmëri me shkrim nga ana e punëtorit, që nuk do të thotë se do të pranojë, nëse pranon, do të paguhet shtesë siç është në përputhje me ligjin”, deklaroi Grubi.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.