Grubi: Fjala e dhënë është e shenjtë, Qeveria jep dritë jeshile që nxënësit e Vizbegut të fillojnë mësimin në shkollën e tyre amë

August 29, 2023

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar se edhe një premtim i madh është realizuar në tërësi, njofton indeks.mk

Sipas Grubit, fjala e dhënë është e shenjtë.

Ai nëpërmes një statusi në rrjetin social, “Facebook”, ka njoftuar se në seancën e sotme të Qeverisë është dhënë dritë jeshile që nxënësit e Vizbegut në komunën e Butelit, të fillojnë mësimin në shkollën e tyre amë.

“Një projekt shumë modern edukativo-arsimor me një kapacitet për 300 nxënës dhe me të gjitha elementet e nevojshme për funksionim, si në aspektin teknik ,ashtu edhe profesional. Me finalizimin e këtij projekti, gjeneratave të reja u ofrojmë kushte më të mira për mësim por njëkohësisht edhe lehtësojmë punën e prindërve të cilët më herët fëmijët i kanë dërguar në shkolla tjera më të aferta. Bashkë me Jetonin dhe kolegët ministra, punojmë që sistemi arsimor të vendoset në binarë të duhur”, ka shkruar Grubi..

Previous Story

Bilall Kasami me “recetën” e Azem Sadikit dëshiron të bëhet si Albini

Next Story

Shaqiri: Rreth 300 nxënës të Vizbegut nga shtatori do të ulen në bankat e tyre, në shkollën e re

Latest from Blog

Go toTop