Grubi: Fillimet e punimeve për Korridorin 8 nisin më 12 shtator, nga seksioni Gostivar-Bukojçan

September 6, 2023

“Të martën “Bechtel dhe Enka” do të nisë ndërtimin e një seksioni të Korridorit 8 duke shpërthyer malin mbi fshatin Debresh”, tha zëvendëskryeministri dhe koordinatori për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10d, Artan Grubi.

Ndërtimi do të fillojë nga seksioni më i komplikuar, Gostivar-Bukojçan.

“Në datën 12 nisin aktivitetet ndërtimore mbi fshatin Debresh dhe deri më tani çdo gjë po shkon në formë të shkëlqyer nga konsorciumi “Bechtel dhe Enka” dhe të gjitha kompanitë e angazhuara. Punimet ndërtimore tashmë po kryhen gjithandej, do të kryhen edhe në Korridorin 8, duke shpërthyer malin mbi fshat”, tha Grubi.

Elaboratet për shpronësim, siç paralajmëruam tashmë kanë përfunduar dhe me këtë seksion do të anashkalohet Gostivari dhe do të shmanget ngjitja në Strazhë.

Previous Story

Gjimnazi i Tetovës pa energji elektrike, fajtorë Komuna e Tetovës që nuk destinoi bllok dotacione për këtë institucion arsimor

Next Story

Grubi nga terreni: Projektet infrastrukturore po realizohen sipas planit, investojmë dhe mirëmbajmë autostradat e vendit

Latest from Blog

Go toTop