Grubi: Edhe opozita vlerëson se “Bechtel & Enka” janë kompani e madhe dhe serioze

April 24, 2023

Edhe opozita mendon se Bechtel dhe Enka janë një kompani e madhe, thotë zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në emisionin e sotëm të “Mrezha”.

– E di që kanë një mendim të madh për Behtelin dhe Enkën, jam takuar edhe me Nikoloskin, edhe me Misajlloskin e me Mickoskin, disa herë, për të mos thënë, që nga ligji special kemi biseduar në disa raste në muajt e fundit, ndoshta qoftë edhe një vit.

Marrëveshja nuk ka absolutisht asnjë “k” të korrupsionit, VMRO-DPMNE ka pasur mundësi të jetë nën marrëveshjen e menaxhimit, kanë mundësi të kenë pasqyrë në çdo gjë që duan, mendoj se këto pikëpamje janë për politikë ditore, duhet të jenë aty dhe të lexohen që kritikojnë ndërtimin e rrugëve.

Qytetarët duan realizimin e projekteve, jo zënka mes palëve, thotë Grubi, i cili pyet se kush do të jetë përgjegjës për kaq shumë vite të ndërtimit të Kërçovës-Ohrit.

Previous Story

Grubi: Marrëveshja për ndërtimin e Korridorit 8 nuk është sekrete, do t’u prezantohet deputetëve në Kuvend

Next Story

Cilat janë shtetet me më shumë rezerva të arit në Ballkanin Perëndimor?

Latest from Blog

Go toTop