Grubi: Dorëheqjet tona i dorëzuam që opozita t’i votojë ndryshimet kushtetuese, që vendi të vazhdojë rrugëtimin drejt BE-së

July 30, 2023

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në një prononcim të drejtpërdrejtë në televizonin T7 tha se vendimi i sotëm për dorëheqje ishte i mirëmenduar për të lehtësuar rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Europian.

“Nuk është vendim i momentit por ishte një vendim i mirëmenduar. Para dy muajve kishte një kusht nga Hristijan Mickoskit që ne e pranuam sfidën dhe po të njejtën e thamë edhe sot, sepse ai kërkon qeveri monoetnike dhe nuk e ka aq problem t’i pranoj bullgarët në Kushtetutë. Sot dorëzuam kërkesën me shkrim për dorëheqjet tona, vetëm e vetëm që opozita maqedonase t’I votoj ndryshimet kushtetuese dhe Maqedonia të vazhdoj rrugëtimin për në BE”, tha Grubi.

Previous Story

Ahmeti takoi mërgatën tetovare: Bashkëatdhetarët tanë i dhanë vulë çdo procesi jetik për shtetin

Next Story

Grubi: Fronti europian na faktorizon edhe më shumë si shqiptarë, bashkë do të kemi mbi 30 deputetë në Kuvend

Latest from Blog

Go toTop