Grubi: Do ta padis Maksim Dimitrievskin! Unë nuk merrem më me të, le të merren gjykatat!

September 11, 2023

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i ftuar në emisionin “Klan Debat” në Klan Macedonia tha se do ta padis kryetarin e Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski për shpifje.

Grubi tha se, Dimistrievski nuk ka kërkuar falje, madje ka ndryshuar disa herë deklaratat.

“Ai po gënjen. Kishte 24 ore afat që të kerkoj falje, ai nuk e respektoj këtë vendim. Tha se kam qenë në Budapest, aludoj në shumë takime e mbledhje që realisht nuk kanë ndodhur kurrë, sepse unë asnjeherë nuk kam qenë as në Budapest as në Hungari. Ai do vëmendje, ai do të aktualizohet, mirëpo unë nuk do të merrem më me të, le të merren gjykatat”, deklaroi Grubi.

Previous Story

Grubi: Me ndryshimet në Kodin Penal zgjerohet hapësira për sekuestrim të pasurisë së paligjshme

Next Story

Grubi: Disa oligarkëve maqedonas po ju pengojnë sukseset e shqiptarëve

Latest from Blog

Go toTop