Grubi: Dhuna verbale 3 vjeçare ndaj meje nxiti edhe dhunë fizike

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në një prononcim në edicionin kryesor të lajmeve në Kanal 5 deklaroi se shkak për zjarrvënien e automjetit në afërsi të vendit ku ai banon është edhe dhuna verbale e krijuar ndaj tij në këto tre vitet e fundit.

Grubi tha ndër të tjera se arsyet e këtij rasti kanë qenë edhe politike përshkak se po synohet sulmi ndaj tij dhe ndaj subjektit politik BDI.

“Jemi dëshmitarë që në këto tri vitet e fundit po bëhet një fushatë jo-njerëzore ndaj emrit dhe figurës sime politike, një dhunë verbale e cila nxitit edhe dhunë fizike, mirëpo unë nuk kam hesape të hapura me askend. Nuk kam njollë për punë kriminale apo të ngjajshme, pavarësisht se po shoh që po përflitet dhe hidhen akuza të cilat pres të dëshmohen. Unë mendoj se gjithë këto akuza kanë të bëjnë më tepër më ata që flasin se sa me mua. Ka motive politike ndaj meje dhe ndaj BDI-së. Përmes këtyre sulmeve nuk po tentohet vetëm sulm ndaj Artan Grubit por po sulmohet edhe vetë BDI-ja”, deklaroi Grubi.

Share

Go toTop