Grubi: Çairi ka qenë, është dhe do të jetë vatër besnike e vizionit përparimtar të Ali Ahmetit

July 7, 2023

Pas përfundimit me sukses të procesit zgjedhorë brendapartiak, dega e BDI-së në Çair ka organizuar koktej në të cilin ka marrë pjesë edhe kreu i partisë, Ali Ahmeti.

Përpos Ahmetit në këtë manifestim të degës së bashku me aktivistët kanë qenë edhe Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, ministri i Jashtëm Bujar Osmani dhe një pjesë tjetër e ministrave të BDI-së.

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi nëpërmes një statusi në rrjetet sociale pas këtij organizimi ka shkruar se Çairi ka qenë, është dhe do të jetë vatër besnike e vizionit përparimtar të Ali Ahmetit.

Sipas Grubit, ështëk të dëshmosh mbi gatishmërinë e paluhatur të çdo këshilli vendor në Çair për të vazhduar rrugëtimin e arritjeve dhe kontributin për të mirën e përgjithshme.

Në fund, zëvendëskryeministri ka uruar punë të mbarë dhe suksese udhëheqësisë së re me në krye, Bekim Nezirin.

“Çairi ka qenë, është dhe do të jetë vatër besnike e vizionit përparimtar të Ali Ahmetit. Kënaqësi të dëshmosh mbi gatishmërinë e paluhatur të çdo këshilli vendor në Çair për të vazhduar rrugëtimin e arritjeve dhe kontributin për të mirën e përgjithshme. Punë të mbarë udhëheqësisë së re të degës në krye me Bekim Nezirin”, ka shkruar Grubi.

Previous Story

Ahmeti: Nuk na rrëzojnë dot, sepse BDI-ja ka lindur nga lufta

Next Story

Ahmeti uron Nezirin, falënderon aktivistët e BDI-së: Bashkë kemi kaluar dy dekada veprimtari të suksesshme me misione jetike

Latest from Blog

Go toTop