Grubi: Bashkë t’i themi JO Rusisë dhe PO Europës!

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Lëvizja Populli kanë nënshkruar sot marrëveshjen koalicionuese të Frontit Europian për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në vend.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Zëvendëskryeministri, Artan Grubi në Facebook shkruan se kjo marrëveshje ruan përcaktimin pro-perëndimor të vendit dhe i njejti do të zgjerohet dhe do të jetë përgjigje e qartë kundër ndikimit rus në vend dhe rajon.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Statusi i plotë:

Fronti Europian po krijohet, rruga jonë drejt Europës do të vazhdojë fuqishëm!

Akti i nënshkrimit të sotëm të marrëveshjes së koalicionimit mes Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Lëvizjes Populli është hap jashtëzakonisht i rëndësishëm i bashkimit të forcave progresive për të ruajtur përcaktimin properëndimor të vendit.

Ky front që padyshim se do të zgjerohet, do të jetë përgjigje e qartë refuzuese ndaj Rusisë dhe tentativave të saj destruktive të dezorientimit dhe destabilizimit të vendit.

T’i themi bashkë JO Rusisë, PO Europës!

Bëhu edhe TI pjesë e Frontit Europian!

https://www.facebook.com/photo?fbid=958965655592953&set=pcb.958965915592927

/indeks.mk

 

 

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.