Grubi – Barton: Thellimi i bashkëpunimit tregtar mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, është prioriteti ynë

November 14, 2023

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministrës për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi realizoi takim me komisionerin për Tregti të Mbretërisë së Bashkuar, z. Chris Barton.

Grubi dhe Barton diskutuan për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, si dhe për digjitalizimin e të gjitha shërbimeve në institucione.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për miqësinë e kahershme mes dy vendeve, ku Grubi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme britanike në drejtim të forcimit të kapaciteteve demokratike dhe zhvillimit ekonomik.

Temë e bisedës në këtë takim ishin projektet e rëndësishme për vendin në fushën e infrastrukturës dhe shëndetësisë, ku Grubi theksoi fokusin maksimal të Qeverisë në realizimin e projekteve të këtij lloji.

Pjesë e bisedës ishte edhe procesi i plotë i digjitalizimit të të gjitha shërbimeve në institucionet me të cilat Mbretëria e Bashkuar si shtet mik e ndihmon Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Previous Story

Xhaka i jashtëzakonshëm, ylli kosovar e mban një primat në ligat më të forta evropiane

Next Story

“Ditët e Alfabetit” – një homazh për Edi Shukriun, një figurë e shquar e arkeologjisë, letërsisë dhe shtetndërtimit

Latest from Blog

Go toTop