Grubi: Atdhedashuria e dëshmorit Alban Ajeti me shokë mbetet frymëzim për përparimin kombëtar

April 14, 2023

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi sot mori pjesë në Akademinë Përkujtimore të dëshmorit Alban Ajeti organizuar nga Universiteti i Tetovës.

Grubi në një postim në faqen e tij zyrtare shkruan se atdhedashuria e Albanit me shokë është frymëzim ndër breza, për rrugën e trasuar për përparimin kombëtar.

Statusi i plotë:

Universiteti i Tetovës ruan të përjetshme kujtimet për studentin e tij dëshmor në luftën e drejtë të Kosovës, Alban Ajetin.

Në akademinë përkujtimore me rastin e përvjetorit të 24-të të rënies së tij heroike, bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në prani të familjarëve dhe bashkëluftëtarëve të Albanit, shprehëm respektin e thellë për veprën e tij heroike dhe sakrificën sublime në shërbim të lirisë së Kosovës.

Atdhedashuria e Albanit me shokë le të jetë amanet i pavdekshëm ndër breza dhe frymëzim në misionin për të trasuar rrugën e përparimit të kombit!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Alban Ajetin dhe të gjithë dëshmorët e lirisë! LAVDI!

 

Previous Story

Gostivar/ Djali sulmon fizikisht nënën e tij 86 vjeçare

Next Story

24 vjet nga rënia e Mujdin Aliut/ Faton Ahmeti: Vepra e tij jeton tek secili prej nesh

Latest from Blog

Go toTop