Grubi: Ashtu siç premtuam, përfunduan të gjitha punimet në objektin e Poliklinikës në Saraj

May 25, 2023

Kanë përfunduar të gjitha punimet nnë objektin e Poliklinikës në Saraj, pasi tanimë është asfaltuar edhe zona e parkingut dhe objektit përreth, kështu ka informuar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në rrjetin social Facebook.

Grubi sqaron se objekti tashmë do t’i dorëzohet Ministrisë së Shëndetësisë për furnizim më pajisjet e siguruara.

Njoftimi i plotë:

Ashtu siç edhe premtuam para 5 ditëve, ja dhe përfundimi i asfaltimit të parkingut dhe zonës përreth Poliklinikës së re në Saraj nga aneksi i kontratës së nënshkruar që nuk ishte paraparë në projektin bazë.
Me këtë, përfundojnë të gjitha punimet për vendosjen në funksion të Poliklinikës në Saraj, që do të jetë në shërbim të qytetarëve.
Tashmë objekti do t‘i dorëzohet ministrisë së Shëndetësisë dhe Shtëpisë së Shëndetit për t’i vendosur të gjitha pajisjet e siguruara.

Previous Story

E dhimbshme: “Babai e nëna janë në spital” – shpërthen në lotë i afërmi i 4-vjeçarit që vdiq në Ibër-Lepenc (VIDEO)

Next Story

Një Kolanë veprash më shumë se shkencë

Latest from Blog

Go toTop