Zëvendës-kryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi në një intervistë për emisionin “Klan Debat”, deklaroi se dera e Qeverisë për Alternativën mbetet e hapur, njofton indeks.mk.
Ai shtoi se Alternativa është e mirëpritur për tu bërë pjesë edhe në frontin për Europë, shton se kjo ftesë është e hapur edhe për një pjesë të Lëvizjes Besa.
“Alternativa është e mirëseardhur te jetë pjesë e qeverisë, pjesë e frontit pro BE, por jo vetëm Alternativa por edhe një pjesë nga Lëvizja BESA. Të bashkohemi të ecim përpara dhe të mos kthehemi prapa, por të shohim drejt progresit. Nuk ka të ardhme jashta frontit pro BE, është e vetmja rrugë”, deklaroi Grubi.