Grubi: Ali Ahmeti as edhe një vendim nuk e ka marrë pa u konsultuar me SHBA-të, edhe Albin Kurti vendimet duhet t’i koordinoj me aleatët tanë

June 1, 2023

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në një lidhje direkte sonte në emisionin “Opinion” me Blendi Fevziun tha se situata aktuale me veriun e Mitrovicës nuk është e rrezikshme sepse po bëhet për konsum të brendshëm.

I pyetur se si duhet të reagoj Albin Kurti në këtë pozitë, Grubi dha një përgjigje interesante.

“Ali Ahmeti deri më tani as edhe një vendim nuk e ka marrë pa u konsultuar me SHBA-të, pra edhe z.Kurti duhet të rëndit aktivitetet e veta në koordinim më SHBA-të dhe BE-në. Me Kurtin nuk kam kontaktuar sepse mbase është i zënë në këtë situatë, dua të ju dalim në ndihmë mirëpo ndoshta dhe nuk duan që të përzihemi. Nëse hidhërohemi me BE-në na pajton Amerika, mirëpo po I hidhëruam më Amerikën s’ka kush që na pajton”, u shpreh Grubi.

Previous Story

Situata e tensionuar në veriun e Kosovës, Grubi: Nuk ka rrezik, Vuçiqi po tenton të krijoi një krizë të shtirur!

Next Story

Nuk ka më kufizime të çmimeve për produktet bazë, disa produkte shiten më lirë se sa çmimi me ngrirje

Latest from Blog

Go toTop