Një qytetare në Tiranë ka keqtrajtuar pa mëshirë qentë e saj në zonën e ‘Myslym Shyrit’.
Në video shihet gruaja e cila dhunon brenda në ashensor qenin në mënyrë barbare.
Siç duket nga video e publikuar, gruaja e godet qenin me shkelma, ndërsa e mban të lidhur. Përballë këtyre pamjeve brutale, pritet që autoritetet përkatëse të marrin masa.