Ndonjëherë mund të ndihet sikur ka shumë presion për të pasur një ngjarje madhështore rreth zbulimit të gjinisë së fëmijës.
Por, shumë çifte kohët e fundit kanë filluar të bëjnë zbulime më intime, ku vetëm të dy zbulojnë gjininë e foshnjës në të njëjtën kohë.
Një grua planifikoi të bënte një zbulim intim gjinor për burrin e saj, i cili nuk e dinte seksin e foshnjës gjersa ajo e dinte.
Ajo mezi priste të shihte reagimin e burrit të saj kur ai ta merrte vesh – por përfundoi në lot kur gjithçka shkoi keq.
Në video, bashkëshorti Jon duket dukshëm i hutuar dhe pyet: “E gjelbër?”, ndërsa Elyssa thotë: “Nuk duhet të jetë jeshile”, para se të shpërthejë në lot.
Por është reagimi i Jonit për këtë që ka shkrirë zemrat e njerëzve. I shoqi e vendos gotën dhe e qetëson.
I thotë “merr frymë”, e ledhaton, ia fshin lotët dhe e përqafon.
Më pas i shoqi thotë me qetësi: “Ja lajmi i mirë, ende nuk di asgjë”. Ai pastaj del me një plan që shpëton ditën. /Telegrafi/
when i made the cake i might have forgotten about color theory….SURPRISE baby klaasen is a….. 💗💙 #babygirl #babyboy #genderreveal #husband #epicfail #funny #surprise ♬ original sound – Elyssa Joy