“Gripi i qenve”, kërcënimi i ri që po shqetëson shkencëtarët

Ekspertët kanë paralajmëruar se një lloj i ‘gripit të qenve’ po ndryshon dhe mund të infektojë njerëzit, sipas një studimi të ri.

Virusi thuhet se ka evoluar si një formë e gripit të shpendëve, i njohur si lloji H3N2, i cili tashmë ka ndryshuar për të prekur qentë.

Por shkencëtarët kanë shprehur shqetësimin se lloji po ndryshon përsëri dhe së shpejti mund të bëhet aq i fortë sa mund të infektojë njerëzit.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar tashmë se nëse gripi i shpendëve do të evoluonte për të qenë në gjendje të prekte gjitarët si qentë ekziston mundësia që të të prekë qentë dhe të transmetohet tek njerezit.

Ekspertët e gripit të shpendëve zbuluan se virusi ishte “më i aftë” të “njohë receptorët e qelizave njerëzore dhe të riprodhohet në qelizat njerëzore”.

Gjashtë qen u infektuan qëllimisht me mutacionet e njohura të gripit të qenve H3N2, por u zbulua se secili prej tyre kishte zhvilluar simptoma të lehta, duke përfshirë ethe, teshtitje dhe kollë.

Profesor James Wood, kreu i mjekësisë veterinare në Universitetin e Kembrixhit, tha për Independent: “Ndryshimet në virusin e qenve me sa duket e bëjnë atë më të përshtatshëm për tu transmetuar brenda gjitarëve, siç mund të ndodhë pas një kohe të gjatë tek qentë.”

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.