Sellma Kasumoviq duket se ka prishur raportet me dy nga vajzat shumë të njohura të showbizit shqiptar.
Kanë qenë ndjekësit që e kanë zbuluar këtë duke ia thënë edhe vet asaj gjatë një bisede dhe bëhet fjalër për Morena Tarakun dhe Taynën.
Për këtë të fundit ajo nuk deshi të flasë ndërsa u përgjigj për Morenën, të cilën edhe e akuzoi për sharje nga profile të rreme.
‘Është e drejtë e gjithkujt të veprojë si të dojë. Nuk e di saktë për cilin person e keni fjalën por follow/ unfollow ekzistojnë që prej ekziston Instagrami. Kush çka do le të bëjë. Është Instagrami i vetë, ka dikujt që si interesojmë, ia prishim tripin, sa shan me fake account, ma mirë le te bën unfollow. Hajt ditën e mirë’, është shprehur grimerja.