Grafit ku kërkohet vdekja e ambasadorit Hill në qendër të Beogradit

October 14, 2023

Në qendër të Beogradit është shfaqur një grafit përmes të cilit kërkohet vdekja e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill.

Grafiti “Vdekje për Chripher Hillin” është shkruar në objektin që ndodhet në cep të Bulavardit despoti Stefan dhe Rrugës “Cetinjska”.

Siç shkruajnë mediat serbe, nuk dihet se kush dhe kur e ka shkruar këtë mesazh, por ky është i dyti në serinë e kërcënimeve që i drejtohen ambasadorit amerikan.

Ndryshe, S.B. nga Beogradi është ndaluar dy ditë më parë për kërcënime ndaj ambasadorit Hill. I arrestuari, siç dyshohet, ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, ndër të tjera, “Koha për një goditje të re të Gavrilo Principit direkt në kokën e okupatorit Christopher Hill…”.

Atij i është caktuar ndalimi prej 48 orësh.

Previous Story

Izraeli paralajmëron Hezbollahun të qëndrojë jashtë luftës në Gaza

Next Story

Maqedonia humb ndaj Ukrainës në Pragë

Latest from Blog

Go toTop