Skuadrat shqiptare që garojnë në ligën e parë të RMV-së, sot kanë bërë ligjin.
Si rrjedhojë, klubi futbollistik Gostivari me rezultat 2-0 ka mundur në Shkup, rivalin kryesorë, Vardarin.
Me këtë fitore, Gostivari është larguar nga pozita e fundit në té cilën tash ndodhet Vardari.
Fitore ka shënuar edhe skuadra e Shkupit, e cila sot për kundërshtar kishte skuadrën tjetër shqiptare nga Ohri, Voska Sport.
Rezultati final në Ohër ishte në favor të Çairasve të cilët këtë ndeshje e fituan 3-2.
Fitore kanë shënuar edhe Struga dhe Shkëndija.
Kampioni aktual Struga u ballafaqua me Rabotniçkin, kurse Shkëndija kishte përball skuadrën e Makedonija Gjorçe Petrovit.
Sa i përket ndeshjeve tjera, Brera ka barazuar me Sileksin, kurse Tikveshi e ka mundir skuadrën e Bregallnicés nga Shtipi.