Google bllokon URL-të e dëmshme në kohë reale në Chrome

Google tha se do të përmirësojë Safe Browsing në Chrome për të ofruar mbrojtje më të mirë përballë uebsajteve të dëmshme.

Deri tani ky modalitet ka ruajtur lokalisht një listë e cila kontrollonte nëse një uebsajt mund të ishte i rrezikshëm. Lista përditësohej çdo 30-60 minuta por Google thotë se një uebsajt i dëmshëm ekziston vetëm 10 minuta mesatarisht.

Për të luftuar këtë, Google ka vendosur të përdorë një Enhanced Protection për të kontrolluar uebsajtet që vizitojmë kundrejt një liste sajtesh të pasigurta në një server në kohë reale.

Enhanced Protection mund të aktivizohet nga përdoruesit por Google tha se ky modalitet ofron mbrojtje shumë më të lartë ka vendosur ta sjellë tek versioni standard i Safe Browsing.

Kompania thekson se Safe Browsing përdoret nga më shumë se 5 miliardë pajisje dhe ndihmon përballë kërcënimeve si phishing, maluer dhe softuerë të padëshiruar.

10 miliardë URL dhe të dhëna skanohen çdo ditë prej saj. Chrome ju paraqet përdoruesve më shumë se 3 milionë paralajmërime për kërcënime të mundshme çdo ditë.

Sipas Google kontrolli në kohë reale i URL-ve me Enhanced Protection bllokon deri në 25 përqind më shumë sulme phishing.

/PCWorld Albanian

Share

Go toTop