“Gladiatorët” e futbollit kosovar ballafaqohen sot në Podujevë

October 6, 2024

Dy gjigandët e futbollit të Kosovës, do të përballen sot në Podujevë.

Në fushën e blertë të stadiumit “Zahir Pajaziti”, në orën 15:00 do të ‘zbarkojnë’ futbollistët e Tahir Batatinës dhe Artim Pollozhanit.

Synim i tyre do të jenë pikët e plota, njofton Klankosova.tv

Aktualisht, llapjanët janë në vendin e katër me 13 pikë po aq sa kanë edhe “Xhebrailat” në vendin e dytë.

Në rast të fitores, të dyja skuadrat potencialisht do ta rrëmbenin kreun e tabelës, por kjo varet nga rezultati i takimit Suhareka dhe Malisheva, që po ashtu ndeshen nga ora 15:00.

Suhareka është në vendin e gjashtë me nëntë pikë, kurse Malisheva aktualisht e ka ‘zaptuar’ vendin e parë në tabelë me 14 pikë.

Ndeshja Llapi – Ballkani, transmetohet në ora 15:00 në Sport 1 të platformës televizive më gjigande në vend, Artmotion.

Kurse, Malisheva – Suhareka, transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin Artsport 2.

Previous Story

Skandal/ Kryesia e Vardarit “sulmoi” kryesinë e Strugës, policia parandaloi incident

Next Story

“El Clasico” e basketbollit, Trepça – Sigal Prishtina në Artmotion

Latest from Blog

Go toTop