Gjysma e popullsisë së rritur në Maqedoninë e Veriut pinë cigare…

Gjysma e popullsisë në Maqedoni pi cigare dhe konsumon produkte të duhanit, sipas rezultateve të studimeve për aspektet e sjelljes dhe kulturore të përdorimit dhe ndërprerjes së duhanit. Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, thotë se do të vijojnë veprimet me “Konventën Kornizë për Kontrollin e Duhanit”. Ndër të tjera, kjo konventë parashikon reduktimin e sipërfaqeve të duhanit në Maqedoni, të cilën shteti e ka nënshkruar në vitin 2006.

“Në këtë drejtim, me partnerët tanë po shqyrtojmë krijimin e aktiviteteve të reja, specifike në drejtim të mbështetjes së zbatimit të Konventës Kornizë për kontrollin e duhanit, bazuar në pikëpamjet e profesionistëve shëndetësorë dhe të popullatës”, tha ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Në aktivitetin e organizuar në prag të “31 Majit – Ditës Botërore kundër Duhanit”, morën pjesë Anne Johansen, përfaqësuese speciale e OBSH-së në RMV dhe Suzana Ahmeti Janjic, drejtuese e sektorit për prosperitet gjithëpërfshirës në UNDP.

Në fjalën e tij, ministri Mexhiti theksoi se studime të këtij lloji po kryhen për herë të parë në nivel kombëtar, të cilat shërbejnë për planifikimin e hapave strategjikë në të ardhmen, si dhe ndërgjegjësimin e publikut në drejtim të forcimit të aktiviteteve kombëtare për kontrollin e përdorimit të duhanit dhe produkteve të duhanit./Telegrafi/

Share

Go toTop