Gjykata Kushtetuese RMV: Përkohësisht nuk do të ketë grafë etnike në certifikatat e lindjes

July 5, 2023

Udhëzimi i ministrit të Drejtësisë Krenar Lloga, me të cilin ka futur në certifikata grafën për përkatësinë etnike, nuk do të jetë përkohësisht e vlefshme. Ky është vendimi i gjyqtarëve kushtetues me pesë vota “pro” dhe dy “kundër”. Debati zgjati më shumë se një orë e gjysmë, ndërsa të njëjtën e ka ndjekur edhe vetë ministri, Krenar Lloga.

Ata vendosën të vazhdojnë procedura për udhëzimin dhe deri në vendimin përfundimtar të ketë masë të përkohshme që udhëzimi të mos zbatohet. Votë kundër vazhdimit të procedurës ka pasur nga Naser Ajdari dhe Fatmir Skenderi.

Pas një vendimi të tillë, Lloga tha se kutia e Pandorës tani po hapet, pasi pasi sipas tij, në shumë raste nuk është respektuar vendosja e grafës për përkatësinë etnike.

Teza kryesore për fillimin e procedurës është tejkalimi i afatit të nënshkrimit, nga nënshkrimi deri në publikimin në “Gazetën Zyrtare”. Procedura për udhëzimin vazhdon në Gjykatën Kushtetuese.

Previous Story

Në vijim është pagesa e të drejtave sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve

Next Story

Kovaçevski – Dreksler: Partneriteti mes Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë është i fuqishëm dhe priten suksese të përbashkëta edhe më të mëdha

Latest from Blog

Go toTop