“Gjuha shqipe”, Bexheti: A u kthjell tash Izet Mexhiti?

December 5, 2024

Koordinatori i Grupit parlamentar të Frontit Europian nëpërmes një postimi në “Facebook” ka shpërndarë një fotografi e cila përmban rendin e ditës për të cilin do të diskutojë Gjykata Kushtetuese më 11 dhjetorë ku edhe pritet të merr vendimin për kushtetuetshmërinë e shqipes.

Në mbishkrimin e fotografisë Bexheti ka pyetur Mexhitin nëse është kthejull tani dhe nëse e ka kuptuar tek tash se nuk bëhet fjalë për TRE NENE por për Ligjin për përdorimin zyrtar të Gjuhës Shqipe në tërësi.

Bexheti ka drejtuar një sër pyetjesh në adresë të zv.kryeministrit.

Reagimi i plotë:
A e kuptoj më në fund Izet Mexhiti se nuk bëhet fjalë për TRE NENE por për Ligjin për përdorimin zyrtar të Gjuhës Shqipe në TËRËSI?!
A e “kthjelli” rendi i ditës i Gjykatës Kushtetuese për mbledhjen e caktuar për me 11 dhjetor në ora 09:30, se kontestohen më shumë se TRE NENE dhe sot na “uron që gjykata kushtetuese të jetë në vijë të marrëdhënieve ndëretnike”!
Që të jetë edhe më “kthjelluese” për të, tani deklaron që, pjesëmarrja e gjykatësve shqiptarë ju jep LEGJITIMITET vendimeve të kësaj Gjykate !

Previous Story

Ahmeti me 12 dhjetorë në Gostivar, Xhaferi paralajmëron pritje dinjitoze

Next Story

11 fëmijë të lënduar në Shkup nga sfida në TikTok

Latest from Blog

Go toTop