Gjuajtja me armë në Çair, MPB konfirmon rastin

October 5, 2024

Ministria e Punëve të Brendshme në një përgjigje për TV21, ka bërë të ditur se ka pasur gjuajtje me armë në Çair të Shkupit dhe si pasojë është lënduar një person.

“Më datë 05.10.2024 në ora 20.20 është denoncuar se në rrugën “Cvetan Dimov” në Shkup është lënduar një person nga arma e zjarrit. Sipas së denoncuarës, ndaj të lënduarit është gjuajtur nga vetura “Pasat”. I lënduari është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thuhet në përgjigjen e MPB-së, dërguar TV21

Previous Story

Nga viti 2025 WhatsApp nuk do të funksionojë në disa modele të iPhone

Next Story

Do të shkriheni së qeshuri! Starton në Top Channel seriali më i ri “Tenxherja Kapakun”

Latest from Blog

Go toTop