Gjoba për 159 shoferë në Shkup, 40 për vozitje të shpejtë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (26.05.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 159 masa.

Nga të cilat 40 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, tetë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, dy sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë shqiptuar 10 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë masa për drejtim të paligjshëm, pesë sanksione për kalim sinjalizim të mbyllur – semafor i kuq.

Share

Go toTop